Sistemi i regjistrimit në shkollat publike, i korruptuar dhe diskriminues Të gjithë banorët paguajnë njëlloj taksën e infrastrukturës në arsim prej 5 vitesh, mirëpo, 70 000 banorë të Kodrës së Diellit dhe 80 000 banorë të Astirit, sot nuk iu del asnjë shkollë për të regjistruar femijët e tyre në portalin e-albania.
Qëndresa Qytetare ka denoncuar drejtorët e shkollave në Shqipëri, që sipas saj po vendosin gjoba ndaj prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para. Regjistrimet në klasat e para, prindërit të ekspozuar përballë gjobëvënies drejtorëve, MAS të nisë hetimet! Në një kohë që rajone me nga 70 mijë banorët si Astiri ose Kodra e Diellit nuk kanë një institucion arsimor, regjistrimi fëmijëve në shkolla është kthyer në një mision të vështirë për prindërit dhe në jo pak raste të kushtueshëm. Me pretekstin e mungesës së adresës së banimit, prindërit janë të ekspozuar përballë gjobëvënies, që nis nga njësia administrative e deri tek drejtori i shkollës për të regjistruar fëmijën në klasën e parë. Ky fenomen është më i përhapur në shkollat e zonës së ish Bllokut dhe qendrës së Tiranës, por edhe në rrethe. Qëndresa Qytetarë i kërkon Ministrisë së Arsimit që me një udhëzim të posaçëm t’i kërkojë zyrave arsimorë të nisin një hetim për këtë çështje. Qëndresa Qytetare i kërkon Bashkisë Tiranë të rishikojë çështjen e adresave, pasi është absurde që më pretekstin e adresës qindra fëmijë të privohen për të ndjekur shkollimin në një institucion arsimor të caktuar.Qëndresa Qytetare fton prindërit që të denoncojnë pranë nesh dhe pranë institucioneve përkatëse çdo rast kur nga drejtorët e shkollave u është kërkuar ryshfet për të regjistruar fëmijët në shkolla, njofton Qëndresa Qytetare.Rigers Xhemollari shkruan se: Sistemi i regjistrimit në shkollat publike, i korruptuar dhe diskriminues!Të gjithë banorët e Tiranës paguajnë njëlloj taksën e infrastrukturës në arsim prej 5 vitesh, mirëpo, 70 000 banorë të Kodrës së Diellit dhe 80 000 banorë të Astirit, sot nuk iu del asnjë shkollë për të regjistruar femijët e tyre në portalin e-albania. Ky fenomen ka prodhuar Drejtoret e shkollave të preferuara si qëniet më të ulëta korruptive, të cilët u marrin para prindërve për ti dhënë akses fëmijëve në një shkollë larg vendbanimit të tyre dhe ka zhvilluar praktikën e mashtrimit me adresën duke lidhur kontrata fiktive banimi vetëm per të fituar të drejtën e shkollimit. Madje sipas denoncimeve nga prindër, kërkojnë para edhe për ta regjistruar tek mësuesi i preferuar.




















