Regjisori Çipi: Të rikthejmë demokracinë në Shqipëri

296
Sigal

Regjisori Kastriot Çipi, thotë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit aktualisht ka përpara një betejë të madhe, atë për demokraci. ”Kemi një betejë të madhe: betejën për demokraci. Bindja ime absolute ka qenë se Teatri nuk shpëtonte pa rrëzuar diktaturën, as rindërtimi i Teatrit nuk mund të bëhet përsa kohë kemi këtë diktaturë në pushtet. Imediate është lufta për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, për të pasur një sistem zgjedhor që i jep të drejtë qytetarit që të zgjedhë kandidatin që do. Pse jo, të kemi edhe ndërhyrje të thella në Kushtetutë që të mund ta kthejnë Shqipërinë në vend normal demokratik”.