Reforma që mban peng drejtësinë, 8451 ankesa qytetare dhe 150 mijë dosje që kanë zënë pluhur

Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje, çështjet në pritje arrijnë në 150 mijë. Mbi 8451 qytetarët padisin vettingun klientelist të “Drejtësisë së Re”, dhe kërkojnë ndërhyrje nga shteti për “gjobat” nga  gjyqtarët dhe prokurorët. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, dosjet e mbetura stok, vakancat si pasojë e vetingut dhe siguria , cënuan gjykimin besimin e publikut ndaj gjyqësorit. KLGJ transferime dhe shkarkime gjyqtarësh  pas asnjë dobi në system. Prof. Prifti: Emërimet dolën jashtë çdo kontrolli, u ‘krehën’ ata që duheshin, u mbajtën shërbëtorët

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

Nga ngarkesa e dosjeve te siguria në gjykata, zbardhen kërkesat e Shoqatës së Gjyqtarëve drejtuar KLGJ

NOA

 

Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, ngarkesa e krijuar në gjykata nga stoqet e dosjeve të prapambetura, vakancat si pasojë e vetingut dhe pasiguria fizike e magjistratëve kanë cënuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm si dhe perceptimin e besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor.

 

 

INFO

Sipas raportit të inspektimit të ILD-së, shtator 2025, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Tiranë zë përafërsisht 40 % të çështjeve në shkallë vendi.

 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit.Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat në situatën aktuale të rënduar konsiderohen të pazbatueshme dhe kërkohet pezullimi i tyre.

Sipas shoqatës, ngarkesën më të madhe po e përballojnë gjykata e shkallës së parë Tiranë, Gjykata e Apelit si dhe gjykatat administrative. Në rezolutë sillet në vëmendje se prej fillimit të vetingut të magjistratëve, nga viti 2018 e në vijim, këto gjykata dhe jo vetëm janë përballur me mbingarkesë të paprecedentë, të zgjatur në kohë, të shoqëruar me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore, si në nivelin e gjyqtarëve ashtu edhe të administratës gjyqësore.“Kjo situatë ka tejkaluar kufijtë e një vështirësie të përkohshme, duke cënuar drejtpërdrejt respektimin e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, efikasitetin dhe eficiencën e administrimit të drejtësisë, si dhe perceptimin dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor. Kjo situatë është shoqëruar madje dhe me raste ekstreme të cënimit të jetës së gjyqtarëve, deri në rastin tragjik të kolegut tonë gjyqtar z. Astrit Kalaja,” nënvizohet në rezolutë.Po ashtu, konstatohet se puna jashtë orareve zyrtare dhe gjatë fundjavave, ka cënuar rëndë mirëqenien fizike, psikologjike dhe sociale të gjyqtarëve dhe të stafit administrativ, duke krijuar kushte pune që bien ndesh me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për ushtrimin e pavarur dhe dinjitoz të funksionit gjyqësor.

Transferimet e gjyqtarëve të kryera nga KLGJ-ja gjatë viteve të fundit konsiderohen se nuk kanë qenë produktive, pasi janë shoqëruar me ngritje në detyrë dhe lëvizje  paralele të gjyqtarëve në gjykata të tjera. Ndërkohë, rishortimi i çështjeve të mbetura nga gjyqtarët e larguar ose të transferuar ka krijuar rritje të menjëhershme të ngarkesës për gjyqtarët e mbetur

Problemet e konstatuara

Në rezolutë renditen problemet e konstatuara, që nga mungesa e sigurisë në gjykata, ngarkesa tej normave dhe mënyrat e vlerësimit të gjyqtarëve. Konstatohet se kontrolli i personave që hyjnë në ambientet e gjykatave kryhet nga punonjës të patrajnuar, pa standarde të unifikuara sigurie, e të keqpaguar, duke mosplotësuar kështu kriteret për të kryer shërbimin e kontrollit në mënyrë efikase. Sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, mungon ndarja funksionale e ambienteve të brendshme ndërmjet gjyqtarëve, stafit administrativ, palëve në proces dhe publikut. Po ashtu, evidentohet se në shumicën e ambienteve gjyqësore mungojnë pajisjet teknike të kontrollit të sigurisë, si detektorë metalikë, mjete skanimi, etj.. Tjetër problem që ngrihet për sigurinë, është dhe mungesa e personelit të dedikuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore në sallat e gjykimeve.

Lidhur me ngarkesën në punë, sillet në vëmendje të KLGJ-së se gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përballen aktualisht me një mesatare që tejkalon 1100 çështje për gjyqtar, si dhe theksohet fakti se kjo ngarkesë është sistematike prej më shumë 7 vitesh. Edhe për Apelin konstatohet se po përballet me një ngarkesë të lartë të çështjeve të prapambetura, duke e bërë të pamundur realizimin e standardit kushtetues të gjykimit brenda afateve të arsyeshme. Radha e shqyrtimit të ankimeve të zakonshme në këtë gjykatë është ende në vitet 2017–2018, ndërkohë që rreth 50 mijë dosje presin shqyrtimin.Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve fajëson për këtë situatë organikën e paplotësuar të gjyqtarëve. Duke iu referuar një raporti të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, vërehet se deri në fund të vitit 2022, për gjykatën e shkallës së parë, ka qenë e paplotësuar 52% e organikës që vijon të jetë e tillë. Për Gjykatën e Apelit, konstatohet se janë 32 gjyqtarë nga 78 që duhej të ishin.“Kohët e fundit KLGJ-ja, me delegimin dhe ngritjen në detyrë të disa gjyqtarëve nga gjykata e shkallës së parë, ka rritur numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë, por efektiviteti i kësaj vendim-marrje mbetet për t’u vlerësuar në kushtet e mungesës së infrastrukturës me salla gjykimi, zyra gjyqtarësh dhe staf administrative mbështetës”, vëren shoqata.

Mungesa e stafit administrativ, e shoqëruar me mangësi në trajnimin e tyre profesional, në veçanti e sekretarëve dhe ndihmësve ligjorë, vlerësohet prej Shoqatës së Gjyqtarëve se ka sjellë vonesa procedurale dhe angazhim të gjyqtarëve në detyra administrative, në kundërshtim me natyrën e funksionit të tyre.

Transferimet e gjyqtarëve të kryera nga KLGJ-ja gjatë viteve të fundit konsiderohen se nuk kanë qenë produktive, pasi janë shoqëruar me ngritje në detyrë dhe lëvizje  paralele të gjyqtarëve në gjykata të tjera. Ndërkohë, rishortimi i çështjeve të mbetura nga gjyqtarët e larguar ose të transferuar ka krijuar rritje të menjëhershme të ngarkesës për gjyqtarët e mbetur, duke i vendosur ata përballë një situate të vazhdueshme për gjykimin e çështjeve tej kapaciteteve të mundshme njerëzore dhe përballjen me presionin e palëve. Kjo, për arsye të pamundësisë së respektimit të afateve ligjore të gjykimit të çështjeve dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore.

Po ashtu, cilësohen jo efektive edhe transferimet nga një seksion në një tjetër brenda të njëjtës gjykatë, duke krijuar ngarkesa jo proporcionale mes gjyqtarëve.Tjetër problem që ngrihet është edhe mungesa e sallave të gjykimit, që vlerësohet se ka sjellë si pasojë cënimin e cilësisë dhe transparencës së proceseve gjyqësore në raport me palët. Sillet në vëmendje situata në godinën e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku mungojnë hapësirat e nevojshme për salla gjyqi, pasi ka vetëm tetë të tilla; se ka mungesë hapësire për arkiva, akomodim të gjyqtarëve dhe stafit ndihmës, mungesë të ambienteve të përshtatshme për avokatët, palët ndërgjyqëse, prokurorët, të paraburgosurit, si dhe për qytetarët.Sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, një vendim i pesë muajve më parë i KLGJ-së, për përcaktimin e afateve standarde minimale, parashikon kritere që, në kushtet aktuale të mbingarkesës strukturore, rezultojnë objektivisht të parealizueshme për një pjesë të konsiderueshme të gjykatave, veçanërisht për ato të Tiranës.Vendimi parashikon mundësinë e gjykatave për të vendosur afate tej atyre të parashikuara në të, sipas specifikave të tyre, duke i deleguar kompetencën për të sanksionuar këto rregulla Mbledhjes së Përgjithshme të  Gjyqtarëve, të secilës gjykatë. Por, sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, ky mekanizëm krijon pabarazi në trajtimin e gjyqtarëve në shkallë vendi.Në rezolutë konstatohet se këto rrethana sjellin trysni dhe presion ndaj gjyqtarëve; subjektivizëm në procesin e vlerësimit; rrezik për ushtrimin e pushtetit diskrecional nga organet vlerësuese dhe kontrolluese; si dhe dekurajim të ushtrimit normal të funksionit gjyqësor, për shkak të kritereve jo të qarta, jotranspartente dhe jo të unifikuara të vlerësimit të gjyqtarëve.

“Vendimi nr. 433/2025, shton klimën e trysnisë dhe presionit ndaj gjyqtarëve për të arritur afate jorealiste për kohën, dhe për pasojë cënon cilësinë e gjykimeve dhe në tërësi performancën e gjykatës”, citohet në rezulutë dhe kërkohet që në këtë situatë krize komplekse, për shkak të stokut të mbivendosur prej disa vitesh, KLGJ-ja duhet të gjejë mekanizma për të rritur kapacitetet në gjykata, në vend të implementimit të një akti nënligjor shumë të kontestuar paraprakisht nga trupa gjyqësore.

Sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, ky vendim i KLGJ-së, nuk kontribuon në mbështetjen e gjyqtarëve dhe as në një menaxhim më të mirë të kohës gjyqësore, por në rritjen e presionit ndaj tyre, si dhe në cënimin e pavarësisë së brendshme. Në rezolutë, i bëhet thirrje KLGJ-së që të rishikojë këtë vendim dhe të merren në konsideratë opinionet e trupës gjyqësore, të bëra me dije më parë.“Standardi 4-mujor për arsyetimin e vendimeve gjyqësore, i vendosur mbi bazën e raportit të ILD-së, të datës 29.09.2023, dhe i miratuar nga KLGJ-ja, nuk është proporcional dhe as realist në kushtet e një ngarkese pune të jashtëzakonshme, që ka filluar prej më shumë se shtatë vitesh dhe që vijon të jetë e tillë. Madje, kjo është konstatuar edhe nga KLGJ-ja në rastet e kërkesave të ILD-së për masa disiplinore. Presioni i vazhdueshëm për respektimin e këtyre afateve cënon pavarësinë funksionale të gjyqtarit dhe të sistemit gjyqësor, që duhet të garantohet jo vetëm ndaj pushteteve të tjera, por edhe brenda vetë sistemit”, argumenton Shoqata e Gjyqtarëve.

Kërkesa dhe propozime

 

Për sigurinë në gjykata, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon rritjen e numrit të punonjësve të trajnuar dhe rritjen e trajtimit financiar të tyre; vendosjen e detektorëve dhe pajisjeve të tjera të kontrollit në hyrjet e gjykatave; krijimin i ambienteve të ndara dhe të sigurta për gjyqtarët dhe administratën gjyqësore; sigurimin e personelit për ruajtjen e rendit në sallat e gjykimit dhe krijimin e ambienteve të reja për salla gjykimi.Për ngarkesën dhe menaxhimin e çështjeve kërkohet plotësimi në mënyrë emergjente i vendeve vakante, përmes përshpejtimit të proceseve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe mundësisht kryerjen e këtyre vlerësimeve përpara se gjyqtarët të hyjnë në proceset e ngritjes në detyrë apo të lëvizjeve paralele.Në gjykatat e shkallës së parë propozohet mosshortimi i çështjeve të dorëzuar nga gjyqtarët për shkak të promovimit dhe lëvizjes paralele tek gjyqtarët aktualë të mbingarkuar, deri në emërimin efektiv të gjyqtarëve të rinj. Po ashtu, kërkohet përmirësimi i mekanizmave nënligjorë për të shmangur krijimin e ngarkesave në rast transferimi nga një seksion në një seksion tjetër brenda të njëjtës gjykatë.

KLGJ-së i kërkohet gjithashtu të marri masa për shtimin e stafit administrativ, veçanërisht të sekretarëve gjyqësorë, trajnimin e tyre për të përmirësuar nivelin profesional, shoqëruar me përmirësimin e trajtimit financiar.Propozohet se implementimi i një sistemi të digitalizuar do të rriste ndjeshëm eficiencën dhe efektivitetin në menaxhimin e çështjeve gjyqësore.Në lidhje me vlerësimin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve, kërkohet përcaktimi i një ngarkese reale, objektive dhe të përballueshme çështjesh për çdo gjyqtar, si dhe garantimin e një ndarje të drejtë dhe të barbartë mes tyre, në shkallë gjykate dhe vendi.Duke ju referuar përcaktimeve të afateve në vendimin nr. 433 të datës 22 korrik 2025, kërkohet të parashikohen rregullime në lidhje me standartet që normojnë veprimtarinë e gjykatave në një situatë të jashtëzakonshme ose pezullimi i zbatimit të tij, deri në përmirësimin e situatës përmes plotësimit të vakancave dhe arritjen e ngarkesë reale të punës së gjyqtarëve. Në rezolut kërkohet të mos zbatohet standardit 4-mujor për arsyetimin e vendimeve gjyqësore, përderisa vazhdon situata e jashtëzakonshme e ngarkesës në punë.Tjetër propozim që shoqata i drejton KLGJ-së, është hartimi dhe zbatimi i një strategjie të unifikuar komunikimi institucional, me qëllim informimin transparent dhe objektiv të publikut mbi problemet reale me të cilat përballet aktualisht sistemi gjyqësor.Në përfundim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon KLGJ-së të ndërmarrë masa konkrete dhe të menjëhershme për trajtimin e probleme të konstatuara në rezolutë.

8451 ankesa për Drejtësinë/ Qytetarët kërkojnë ndërhyrje, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët

Me vettingun, i cili nuk është mbyllur ende, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u nënkuptua se qytetarët i priste një drejtësi më e mirë, por jo.Ata janë të pakënaqur dhe këtë e tregojnë të dhënat e ankesave pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucioni përgjegjës për të hetuar shkeljet administrative të njerëzve të drejtësisë. Për një vit pranë ILD depozituan ankesa ndaj gjyqtarëve të të gjitha shkallëve dhe prokurorëve, 8451 shtetas. Aktualisht 2051 prej tyre vijojnë të jenë ende nën verifikim nga inspektorët. Shqetësimet e paditësve apo atyre që kanë kërkuar angazhimin e ILD rezultojnë të njëjta si të viteve të kaluara, kohëzgjatje tej afateve ligjore të proceseve dhe zvarritje hetimore, vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe dyshime për shkelje të paanshmërisë.Në këtë kuptim para një situate me stok dosjesh po vërehet trendi i kërkesave për përshpejtim.Në një nga inspektimet e ILD në disa gjykata ka rezultuar se gjykimet zgjaten jo vetëm për shkak të stokut, vakancat, por edhe të ngarkesës së magjistratëve që për gjykatën e Tiranës rezulton të jetë për çdo gjyqtar 1176 çështje nën gjykim.Ndërsa për gjykatat e tjera të të njëjtit nivel, është 841 ,7 çështje për gjyqtar. Aktualisht stoku ka shkuar në mbi 140 mijë çështje dhe këshilli i lartë gjyqësor ka caktuar kohëmatës për proceset në varësi të natyrës penale dhe civile, por situata vazhdon e vështirë.

 

150 mijë dosje zënë pluhur nëpër gjykata falë Reformës në Drejtësi

Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150 mijë që po presin në rang vendi. Këto dosje nuk janë thjesht statistika, por janë raste dhe halle kontrete, janë po aq qytetarë dhe familje shqiptare që presin prej vitesh Drejtësi!
Presin Drejtësi për pronën, drejtësi për dëmshpërblimet, drejtësi ndaj fatkeqësive që mund t’u kenë ndodhur gjatë jetës atyre apo të afërmve, presin drejtësi. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Pasi vunë dorë dhe eksperimentuan me sistemin e drejtësisë, duke importuar Reformën me bekimin e Soros, sot po tentojnë të arnojnë mbi të njëjtin sistem që ka dalë duarsh. Harta gjyqesore i dha goditjen përfundimtare aksesit në drejtësi për qytetarët duke jua bërë të pamundur marrjen e drejtësisë.

Në gjykatat e shkallës së parë për të marrë drejtësi, një qytetari i duhen të paktën 2 vite.

Në Apelin e juridiksionit të zakonshëm i duhen 5-7 vite.

Në Gjykatën e Lartë duhen 8-9 vite.

Pra, janë minimumi rreth 12 vite për një proces që kalon në të tre shkallët e gjyqësorit.

 

‘Reforma në drejtësi’, Prof. Prifti: Emërimet dolën jashtë çdo kontrolli, u ‘krehën’ ata që duheshin

Pedagogu Rezart Prifti, u shpreh ashpër ndaj reformës në drejtësi, duke e krahasuar atë me filmin e njohur shqiptar “Vdekja e kalit”. Ai theksoi se ky është një qëndrim që e mban prej vitit 2019 dhe se nuk ka pasur asnjë arsye ta ndryshojë mendimin e tij ndër vite.”Tashi unë i kam tmerr këto thirrjet masive. Hera e parë dhe e fundit për SPAK-un kam folur në 2019-ën dhe që prej atëhere kam zgjedhur me dashje, duke qenë se nuk jam as i fushës dhe nuk do as të merrem me këtë punë se e dija që ishte iniciativë e dikujt tjetër, nuk desha të merresha.Dhe i vetmi koment ka qenë në 2019-ën, Reforma e re në drejtësi është si filmi Vdekja e kalit. Vazhdoi t’i mbetem atij mendimi që kam pasur në 2019-ën. Po të gugullosh e ke në internet, titullin e kam vënë kështu, reforma e drejtësisë është si filmi Vdekja e kalit dhe ja vazhdoi t’i mbetem atij mendimi edhe sa i bie, shtatë vjet më pas, tetë vjet më pas po dëgjojmë.Por do të shtoj, meqë jam këtu dhe ty do të shtoj dhe një koment që zotërinjtë nuk bëjnë mirë që thonë që ne e firmosëm atë reformën në drejtësi, sepse këta u detyruan ta firmosin reformën në drejtësi, me thënë të drejtën tashi.Me këtë ide i bardhi- i zi në Shqipëri. E dyta, problemi që ka reforma në drejtësi nuk është se ka qenë me raport me selektivitetin, po ka qenë raport që këtyre u humbi kontrolli, pastaj se kë ata emëronin në atë reformën në drejtësi.Që nga OMN-ja, që nga BK, çfarë ishin këto BKH-rat e ku di gjë unë me radhë, se nuk janë të fushës sime nuk dua t’i di fare. Dhe aty kanë qenë emërimet njësoj siç u nis vetingu me Policinë e Shtetit, që këta krefën kë deshën të krifnin, edhe në drejtësi këta krefën kë deshën po të krifnin”.