Reagimi qytetar/ Miltiadh Muçi: Faturat e OSHEE-së dhe portali pa krye i ankesave. Invalidët nisin grevën për mashtrimet me KEMP-in

Faturat e OSHEE-së dhe portali pa krye i Kryeministrisë

Kunsumatorit nuk i dërgohet fatura e konsumimit të energjisë elektrike, e cila përfaqëson një “urdhër administrativ”.

NOA

– Edhe pse konsumatorët familjarë janë të pajisur me matësit elektrik, nuk informohen për përllogaritjen e detyrimit që kanë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet, kompania e OSSHE-së vazhdon me avazin e vjetër. Kunsumatorit nuk i dërgohet fatura e konsumimit të energjisë elektrike, e cila përfaqëson një   “urdhër administrativ”, që detyron qytetarin të bëjë pagesën në kohën e duhur, sipas të dhënave që përmban sa energji elektrike është konsumuar për gjatë çdo muaji, etj.

Kur i kujton ankesat e qindra dhe mijëra familjeve në vitet më parë, pagesat nuk bëheshin sipas masës të konsumimit të energjisë elektrike, por “aforfe”, sepse nuk ishin të pajisur me matësat elektrikë. Të gjithë e kuptonim se gjithçka bëhej për të kompesuar humbjet nga konsumatorët abuzivë, në bashkëpunim me lexuesit dhe punonjës të administratës të ish-KESH-it të frikshëm.

Por pas 30 vite vazhdon i njëjti avaz. Edhe pse konsumatorët familjarë janë të pajisur me matësit elektrik, nuk informohen për përllogaritjen e detyrimit që kanë, për çfarë konsumimi ata do të  paguajnë, por e mësojnë veçse në momentin që bëjnë pagesën në sportelet e hapur kudo nëpër  qytete, kur duhet të pajisen me faturën e lëshuar nga kompania e OSHEE-së. A nuk është njësoj që, konsumatori duhet të pajiset me faturën e konsumimit të energjisë elektrike, ashtu sikurse fotokopjon faqen e një dokumenti sikurse është karta e identitetit, në një kancelari që të ofron

kuponin e pagesës për 5 cent? Sa qesharake.

Edhe pse je ankuar disa herë në zyrat e Kujdesit të Konsumatorit, kjo mungesë korrektësie në marrëdhënie midis shitësit dhe konsumatorit të energjisë nuk korigjohet. Akoma më keq kur i drejtohesh portalit të Kryeministrisë, në adresën “zyraebashkëqeverisjes”, që ka marrë përsipër të

përgjigjet për 10 ditë, por tregohet mospërfillëse edhe pse i drejtohesh disa herë.

Për t’u bërë i besueshëm para lexuesit, këtë shkrim e shoqëroj me mesazhet që i jam drejtuar kësaj zyre:

[email protected]

zyraebashkeqeverisjes

26 tetor 2022

 

Të nderuar!

Ku unë banoj, kemi ndoshta mbi pesë vjet që nuk na sjellin faturat e konsumimit të energjisë elektrike (OSHEE) ndryshe nga ato të UKT-së që na i sjell rregullisht personi i matësve të konsumimit të ujit. Jam ankuar disa herë në zyrat e Shërbimit të Klientit të kësaj Kompanie dhe kanë pranuar ankesën elektronike. Në këtë muaj tetor kam shkuar në dy pika të saj, në Pazarin e Ri dhe të Kinostudios apo të Rruga-Urës, por përsëri nuk më është dhënë kopja e ankesës, por thjesht më është thënë do ta adresojmë ankesën, por se kujt asgjë më shumë?

Si mund të shkohet në Europë, të mos i sillet konsumatorit “Urdhëri Administrativ”. Unë nuk di që fëmijtë tanë jashtë vendit të kenë libreza si tek ne, por vetëm faturat që ju vijnë në çdo

dy muaj dhe veprimet e pagesës nuk kryhen në libreza si të para viteve ’90, por në faturë.

22 nëntor 2022

Ju drejtohem për herë të tretë, dy herë më parë nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Mos nuk vazhdon të ekzistojë kjo zyrë kaq e rëndësishme e kryeministrit?

Faturat e energjisë elektrike, për më shumë se pesë vjet nuk i dërgohen konsumatorit.

1 dhjetor 2022

Ështe e katërta herë që ju drejtohem brënda një muaji, për faturat e energjisë elektrike që mbi pesë vjet nuk na vijnë. Nuk më keni kthyer përgjigje, kur ju keni premtuar qytetarëve se, për 10

ditë portali do të kthejë përgjigje. E turpëshme.

Nëse nuk më përgjigjeni edhe këtë herë do të më detyroni që, në një nga mediat e shkruara, të përditëshme ta bëj publik shkrimin tim, të shoqëruar nga mesazhet e përsëritur që unë ju kam drejtuar.

Kur do të bëhemi si të gjithë Evropianët?