Reagimi i fortë, Prokuroria italiane: Pas aferës së inceneratorëve qëndron organizata mafioze Ndragheta

343
Sigal

Kryetari i opozitës, Basha ka denoncuar aferën më të mdhe korruptive të dekadës atë të inceneratorëve duke denoncuar publikisht për të parën herë se pas kësaj afere qëndron organizata mafioze e Ndrghetas.Basha i është referuar në këtë denoncim qëndrimit të Prokurorisë itliane.

Në komunikimin e përditshëm me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet nëse do të vijojë edhe javën e ardhshme me konferenca apo do të ketë një skenar të dytë.

Lidhur me këtë, Basha theksoi se “Ditën që opozita të ketë më shumë se fjalën, nuk është më opozitë, por qeveri. Këtë që ka propozuar si plan, nesër do ta bëjë realitet.

Sot detyra ime është të grisë propagandën qeveritare dhe t’iu tregojë shqiptarëve se ka një rrugëdalje, dhe të ushtrojë presionin për të hedhur poshtë gënjeshtrat e qeverisë”.

Pyetje: A do të kemi gati drejtuesit e qarqeve të PD, kur do të dalin emrat e tyre?
Basha: Puna në terren nuk ka ndaluar për asnjë sekondë të vetme dhe cdo hap që do të hidhet do të jetë publik dhe transparent. Në cdo bashki e qark të Shqipërisë sot PD dhe drejtuesit e saj janë në një ritëm 100%. Pra, janë në një angazhim maksimal dhe ky është një realitet që ka nisur prej qershorit. E sigurisht që do të vazhdojë me të gjithë hapat, duke përfshirë dhe drejtuesit e qarqeve, me të gjitha strukturat që do të angazhohen maksimalisht.