Rasti ‘Qyno’, Komiteti gjyqësor në OKB bllokon SPAK: Ndaloni çdo veprim për hapjen e pajisjeve që i janë sekuestruar gazetarit

33
Sigal

Gjykata (Komiteti) i të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër ka marrë në shqyrtim rastin e paprecedentë të ndodhur në Shqipëri ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno të cilit SPAK i bëri kontroll fizik, banese dhe zyre duke i sekuestruar të dhënat elektronike dhe dokumente pune.

Komiteti i gjyqtarëve ndërmori një masë pezulluese duke detyruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të përmbahet dhe të ndalojë kryerjen e çdo inspektimi apo përpunimi gjyqësor të materialit që i ka sekuestruar gazetarit Elton Qyno.

Në dokumentin zyrtar të shpërndarë nga institucioni bëhet me dije se Komiteti do të vazhdojë të ndjekë rastin e gazetarit Elton Qyno duke i dhënë afate konkrete shtetit shqiptar për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti.

Në 13 dhjetor, gazetari i Ora News, Elton Qyno u mor në pyetje për më shumë se 7 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku iu kërkua të tregonte burimin e informacionit për treguar burimin e transcriptimit të bisedave të vrasësist me pagesë Nuredin Dumani në aplikacionin ‘sky’.

Pasi u mor në pyetje, në banesën e gazetarit u kryen kontrolle të imtësishme dhe iu sekuestruan të gjitha pajisjet personale dhe ato të punës. Marrja në pyetje e Qynos u bë me kërkesë të prokurorit të SPAK, Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Më 10 janar të këtij viti, 13 organizata për mbrojtjen e gazetarëve, nëpërmjet një deklarate të përbashkët për kreun e SPAK, Altin Dumanin, i kërkuan këtij të fundit kthimin e pajisjeve të sekuestruara të gazetarit Elton Qyno, me argumentimin se masa të tilla ndikojnë në lirinë e medias.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)