Rast i ri me koronavirus në Shkodër, infektohet një grua

310
Sigal

Në Shkodër u konfirmua sot një rast i ri me koronavirus.  Rasti i ri i konfirmuar këtë të hënë është një grua në lagjen “Kiras”.

Mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ditët e fundit ka pasur temperaturë dhe ethe.

Ajo dyshohet se ka pasur kontakte me personat e konfirmuar më parë me koronavirus.

Sakaq, Vau Dejës nuk ka më të prekur. Po ashtu edhe Puka, ndërsa fatmirësisht duket se vatrat e tjera të Covid 19 në Shkodër janë drejt shuarjes.