Aksident në aksin Fier-Libofshë/ Furgoni që transportonte mësuesit përplaset me një makinë tjetër, 3 të plagosur dërgohen në spital

225
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë, pranë vendit të njohur si Petovë Furgoni që transportonte mësuesit nga shkolla për në shtëpitë e tyre, është përplasur me një tjetër makinë, duke bërë që të mbeten 3 të lënduar nga ky aksident.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital për t’u mjekuar ndërsa raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulaca. Për në spitalin e Fierit janë shoqëruar për ekzaminime tre shtetas dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Plotë

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.