Vrasja e oficerit në Lezhë, merren në pyetje dy persona që ishin me autorin e dyshuar

217
Sigal

Dy persona janë shoqëruar nga policia pas vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha në Lezhë. Në polici janë shoqëruar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodheshin me autorin kur ai qëlloi oficerin e policisë.

Ata po merren në pyetje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për të zbulua lokacione të ndryshme ku mund të jetë fshehur autori i dyshuar i krimit Aldi Rama.

Mësohet se me urdhër të drejtorit të qarkut një grup oficerësh krimesh shkuan për kontroll territori në ishull Lezhë pas dyshimeve se mund të kishte kultivim lëndësh narkotike. Grupi përbëhej nga oficerë krimesh mes të cilëve ishte dhe nënkomisari Saimir Hoxha. Brenda zonës së mbrojtur në Kune Vain u konstatua mjeti i 21-vjeçarit Aldi Rama. Policia i bëri shenjë të ndalonte dhe oficeri Saimir Hoxha shkoi për të kryer verifikimin e drejtuesit të mjetit, kur ky i fundit qëlloi ndaj oficerit të policisë në një distancë të afërt.

Aldi Rama ka qenë pasagjer në atë makinë kur polici është afruar për kontroll dhe ka qenë pasagjer në sedilje të pasme teksa ka qëlluar oficerin në momentin që ai ka ndalur makinën për kontroll. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vend të parë kanë zbritur nga makina dhe ky ka marrë mjetin dhe është larguar dhe rreth 3 kilometra e ka braktisur mjetin.