Dhunoi djalin tre vjeçar të bashkëjetueses, lihet në burg 35 vjeçari

447
Sigal

Gjykata ka lënë në burg 35 vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar djalin 3 vjeçar të bashkëjetueses së tij.

Fëmija ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike, për shkak të frakturave të marra nga dhuna e ushtruar.

Fqinjët kanë deklaruar se fëmija është parë dhe herë të tjera me shenja. 35 vjeçari ka qenë ai që e ka çuar në spital fëmijën.

Ai fillimisht nuk e ka pranuar se ka ushtruar dhunë, por ka theksuar se fëmija është rrëzuar nga divani, dëshminë e tij e mbështeti edhe e ëma e të miturit të dhunuar, por mjekët kanë pohuar se ndaj të miturit është ushtruar dhunë.

Ndërsa sot dhunuesi ka pranuar para grupit hetimor dhunën e ushtruar ndaj 3 vjeçarit.
Pas kontaktit me prokurorët ato pohojnë se frakturat që ka fëmija faktojnë se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike, ku përmes psikologëve kanë arritur të komunikojnë me të miturin i cili e ka konfirmuar se është dhunuar nga njerku që ai i thërret baba.

Si ndodhi ngjarja:

Një fëmijë tre vjeçar dyshohet se është dhunuar nga nëna dhe nga bashkëjetuesi i saj. Ka qenë halla e tij e cila dhe ka bërë denoncimin e dhunës ndaj të miturit. Fëmija ndodhet në spitalin e traumës në gjendje të rëndë për jetën pasi ka 7 brinjë të thyera dhe ka pësuar hemoragji të brendshme në kokë.

Burime nga komisariati Nr. 5 në kryeqytet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Alfred K. i cili akuzohet për veprën keqtrajtim të të miturit duke i shkaktuar dëme serioze për jetën.