Rama:1.1 mln sahatë inteligjentë energjia do mund të parapaguhet

486
Sigal

TIRANË – Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë që do të vendosë 1.1 milionë matësa inteligjentë, brenda harkut kohor të 5 viteve ka bërë të ditur Kryeministri Rama në prezantimin e aksionit të përbashkët OSHEE-polici kundër vjedhjes së energjisë.

“Në 5 vite, duke filluar që nga vit, shqiptarët do të shohin me sytë e tyre se si do të ndryshojë sektori. Teknologji që asnjë pikë drite të mos ngelet pa u identifikuar dhe pa askush të mos paguaj më tepër. Me telefon do të kërkojë sasinë e energjisë që dëshiron dhe kur ajo do të përfundojë do të blejë sasinë tjetër. Do ta fillojmë që këtë vit. Do të bëhemi vendi i parë i Europës që vendos 1.1 milionë matësa inteligjentë. Kjo teknologji, jo se jemi ne jemi të parët, por sepse në Gjermani nuk është nevoja të ndërrohen.”- tha Rama. 

Rama: Në 2006 sektori i shpërndarjes 0 borxhe, në 2013 mbi 1 mld dollarë borxh
Gjendjen e sektorit të energjisë elektrike, kryeministri Rama e ka cilësuar si injorancë politike dhe papërgjegjshmëri. Ai theksoi se në vitin 2006 u shlyen të gjitha borxhet e sektorit të shpërndarjes, ndërsa sot ky borxh arrin mbi 1.1 miliardë dollarë. Por më e rëndë për kryeministrin Rama është shtimi i borxhit me 200 milionë dollarë vetëm në 10 muaj gjatë vitit 2013, kohë që përkonte edhe me fushatën elektorale.
 
“Në vitin 2006 u bë një ristrukturim i sektorit dhe ajo që sot quhet OSHEE, u pastrua ng atë gjitha borxhet. Në vitin 2006 e nisi punën e vet me 0 borxhe dhe deri në vitin 2013, 7 vjet qeverisje e PD, Borxhi kapërceu 1 mld dollarë.”- tha Rama

Por më e rëndë për kryeministrin Rama është shtimi i borxhit me 200 milionë dollarë vetëm në 10 muaj gjatë vitit 2013, kohë që përkonte edhe me fushatën elektorale.
 
“Vetëm në 10 muaj të 2013-s ku u kalua nga administrimi i privatëve në administrimin e qeverisë së kaluar. Borxhi nga 720 milionë dollarë në 920 milionë dollarë, borxhi brendshëm dhe shtimi i borxhit të jashtëm i kalon 1 miliardë dollarë.  Këta 10 muaj të 2013 ku borxhi i brendshëm u rrit me 200 mln dollarë. Pra ku vjedhja e u rrit në mënyrë galoponte. Është një tregues se nëse për të mbajtur pushtetin, shitet e ardhmja e vendit. Këto 10 muaj edhe muajt e fushatës elektorale. Bënë politikë me pasurinë kombëtare për të gjeneruar pushtet. Duke bashkëpunuar për të vjedhur energjinë, në emër të mos mërzitjes së hajdutëve votues.”- shtoi Rama. 

Çela: Aksioni kundër vjedhjes i dha fund spirales së falimentimit
Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela gjatë fjalës së tij theksoi se kompania energjetike po shkonte drejt një spiraleje falimentimi.

“Të kuptojmë më mirë sfidat. Bilanci ekonomik 246 mln dollarë humbje. Borxhi ndaj kompanive të treta ishte në shifrat e 1 mld dollarëve. Niveli i arkëtimeve 75 e faturave, këto tregues e futën në kompaninë në një spirale falimentimi. Prej vitesh nuk është bërë investime.”- tha Çela/

Por ndërhyrjet në sistem gjatë 2014-s dhe kryesisht aksionin kundër vjedhje së energjisë ndryshoi totalisht situatën.
 
“Në 2014 ka filluar ndalimi i spirales së falimentimit, puna e bërë gjatë këtij viti kulmoi kundër hajdutshmërisë, rezultatet janë të dukshme. Lufta ndaj fenomenit, nga 31,8 mld lekë të ardhura në 2013, një vit më pas 49.9 mld lekë.