Rama takon krerët e institucioneve të pavarura për çështjet e korrupsionit

515
Sigal

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mbledh në një takim krerët e institucioneve të pavarura për të kërkuar thellimin e bashkëpunimit si dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli.

Në takimin që u zhvillua në kryeministri kanë qenë të pranishëm  Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ajazi Lika, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lefterie Lleshi, Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, Zana Xhuka, si dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  Elvis Çefa.

“Ka vend për bashkëpunim të ngushtë të të gjithë aktorëve, por gjithsecili duke mbajtur pozicionin e tij të pavarur e kushtetues” – u shpreh Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledar Çuçi i cili ndodhej në këtë takim.