Radhë në Hipotekën e Durrësit, janë 7-fishuar aplikimet

547
Në Durrës konstatohen radhë në sportelet e Hipotekës. Qytetarët thonë se u duhet të presin për orë të tëra në radhë për të aplikuar për regjistrimin e pasurisë. Nga ana tjetër kreu i Hipotekës së Durrësit, pohon se radhët janë pasojë e shtatfishimit të numrit të aplikimit në krahasim me një vit më parë.

Radhë të gjata të qytetarëve në zyrën e rregjistrimit të pasurive në Durrës. Qytetarët shprehen se presin me orë të gjata në radhë për të marrë shërbimin e nevojshën, ndërsa në shumicën e rasteve thonë se edhe nuk arrijnë të kryejnë punë.

Drejtori i Hipotekës së Durrësit Ani Dyrmishi pohon se është shumëfishuar numri i aplikimeve krahasuar me një vit më parë, ndaj edhe konstatohen radhë. Ndërkohë problem në Durrës mbetet mbivendosjet e pronave.

Ani Dyrmishi. Drejtori i Hipotekës, Durrës: Radhë ka, po kjo për pasojë edhe se numri i aplikimeve është shtuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aplikimeve është shtatëfishuar. Ne jemi munduar ti japim zgjidhje mbivendosjes.

Për të evituar radhët, Hipoteka e Durrësit po punon me orar të zgjatur dhe stafi është në punë edhe ditën e shtunë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. 
Sigal