Qytetet europiane me rritjen më të shpejtë të popullsisë, Tirana në vend të tretë

215
Sigal

Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Europë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale.

Në dekadat e ardhshme, përqindja e popullsisë urbane të këtij rajoni, pritet të rritet edhe më tepër, nga 75% në 84%, deri në vitin 2050.

Bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë midis viteve 2020-2025, cilat janë qytetet me rritjen më të shpejtë në Europë?

Rusia, me shtrirjen e gjerë territoriale, përmban 6 nga 20 qytetet kryesore me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Europë.

Balashikha – qyteti europian me rritjen më të shpejtë – ndodhet vetëm 25 km jashtë Moskës. Zgjerimi i shpejtë në periferitë e qyteteve të mëdha lidhet me zgjerimin e shtrirjes urbane.

Megjithëse Balashikha parashikohet të përjetojë normën më të shpejtë vjetore të rritjes së popullsisë (2.01%) në rajon gjatë viteve të ardhshme, kur krahasohet me qytetet e tjera në nivel global, ai renditet vetëm në vendin e 768-të.

Tirana mes vendeve me rritjen më të shpejtë

Nga qytetet europiane Tirana renditet në vendin e tretë, pas dy qyteteve ruse, më një normë rrije prej 1.63% në pesë vite (2020-2025).


Europa në krahasim me botën

Është e rëndësishme të theksohet se normat e rritjes urbane në Europë, janë relativisht të ngadalta në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës, si Azia dhe Afrika.

Në periudhën 2020-2025, qyteti me rritjen më të shpejtë në botë, Gwagwalada, në Nigeri, pritet të rritet mbi 3 herë më shpejt se qyteti i parë në Europë, Balashikha.