Qeveritarët  pasurohen, qytetarët vuajnë për siguruar bukën e gojës

417
Sigal

Shqipëria u rikthye në muajin mars 2020 në ‘listën gri” të pastrimit të parave, ndërkohë që “Barometri Ballkanik” i klasifikon shqiptarët me varfërinë më të madhe në rajon për ushqime dhe veshje. 26% e qytetarve nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, ujin dhe qiratë, 42% nuk sigurojnë dot ngrohjen, 64% nuk bëjnë dot pushime dhe 16 % nuk paguajnë dot borxhet. Ja anketa e plotë

Shqiptarët, me varfërinë më të madhe në rajon, nuk përballojnë faturat, ushqimet, veshjet, nuk arrijnë  të ngrohin shtëpitë, 64% nuk ikin dot për pushime

“Barometri i Ballkanit”: Shqipëria, liderja rajonale për situatën e rëndë ekonomike

   Politikanët pasurohen, shqiptarët mendojnë për të siguruar mbijetesën!

Anketa, shqiptarët më të pakënaqurit të Ballkan për situatën ekonomike

Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pakënaqur me mënyrën sesi po ecin gjërat në ekonominë e tyre. Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur, një tregues i fortë se efektet e rritjes në ekonomi po përkthehen në përfitim edhe për qytetarët, por e kundërta ka ndodhur me vendin tonë.Duke renditur problematikat që shqetësojnë vendet nga papunësia te korrupsioni dhe mbrojtja e natyrës dhe trashëgimisë, barometri i Ballkanit tregon se papunësia, zhvillimi ekonomik mbajnë rekordin e shqetësime në rajon. Korrupsioni ndërkohë renditet i treti, por prevalenca e tij në rajon po rritet dhe në anketën e fundit me 31 për qind në raport me atë të vitit 2018. Plot 42% popullatës në Shqipëri janë të palumtur.

26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë

Anketa gjeti se 26 për qind e qytetarëve në vitin 2019, nuk kishin mundësi  të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e madhe në Rajon, ku vetëm 10 % e boshnjakëve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19 për qind e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17 për qind e serbëve.

16% e Shqiptarëve në pamundësi për të paguar huanë

Shqiptarët ishin më përqindjen e më të lartë të pamundësisë për të paguar huatë, ku 16 për qind e të pyeturve, kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9 për qind të boshnjakëve, 14 për qind e shtetasve nga Kosova, 13 për qind e maqedonasve, 14 % e malazezëve dhe 7% për qind të serbëve.

Gati gjysma e shqiptarëve  të privuar nga i ngrohti

Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë akses në ngrohjen e banesave. Anketa e “Barometrit të Ballkanit” gjeti se vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42 për qind e tyre, nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit, ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm  9 % e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, 11 % e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17 % e malazezëve dhe 11 për qind e serbëve.

Shqiptarët më të varfër në Rajon për ushqime dhe veshje

Shqiptarët  gjithashtu,  kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë për të siguruar ushqimet dhe veshjet e nevojshme për familjen. 19 % e qytetarëve të vendit tonë, pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizime  jetike.  Në Bosnjë vetëm 7%  e qytetarëve nuk kishin mundësi  të siguronin ushqime dhe rroba, 12 % e shtetasve nga Kosova, 11 % e maqedonasve, 13 % e malazezëve dhe 10 % e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba për familjen.

 

64% nuk bëjnë dot pushime

Pyetjes:  “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia, (nëse doni), gjatë 12 -muajve të kaluar?”,  rreth  64%  e shqiptarëve i janë përgjigjur- “Po”,  që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë  për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë  renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet  shtetasit  nga Kosova, me vetëm  28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime.  Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime  Shqipërinë.