Qeveria heq vizat për 5 shtete të Azisë deri më 31 dhjetor, shkak sezoni turistik!

39
Sigal

Në mbledhjen e Qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë. Zbatimi nis nga 15 prilli dhe mbaron më 31 dhjetor, motiv është sezoni turistik. Nevojitet vetëm pasaporta, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme merret me zbatimin.

Tiranë- Qeveria shqiptare heq vizat për arsye turistike me 5 vende aziatike, Lindja e Mesme dhe e Largët, deri më 31 dhjetor.

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme (9 prill) u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë.

Me objektiv dhe motiv sezonin turistik, hyrja e shtetasve të 5 vendeve në fjalë do bëhet me pasaportë. Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.