‘Ardi Veliu duhet të kishte dhënë dorëheqje, inkurajon policinë të bëjë krime’ / Reagimi i avokat Zaçe Islamit mbi protestën

345
Av.Zaçe Islami
Sigal

Avokati Zaçe Islami ka qenë sot pjesë e protestës kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në një prononcim për mediat, Islami tha se tashmë duhet të kishte ndodhur dorëheqja e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas tij në këto kushte mund të inkurajohen segmente të caktuara të policisë që të bëjnë krime.

“S’më ngjan si protestë, por si shëtitje. Pasi të ketë protestë, duhet të kërkojnë dhe të parashtrojnë kërkesat ndaj qeverisë. Të kërkojnë lirimin e atyre që mbahen nëpër burgje. Të kërkojnë që drejtori i policisë së Shtetit të japi dorëheqje. Ai është i vonuar. Qëndrimi i tij në detyrë, inkurajon segmente të caktuara të policisë që të bëjnë ato krime, dhe mund të dhunojnë qytetarët. Të vendoset dialogu, qetësia në vend. Kjo qetësi është qetësi para furtunës. Qytetarët që dolën dhe protestuan i kërkuan dorëheqje drejtorit të policisë. I kërkuan kryeministrit që të largojë Ardi Veliun. Po t’u drejtua një civil pa shenja dalluese, këputja me grushte, se s’jam i detyruar që ta respektojë. Një mjet identifikimi i policit në protestë është uniforma. Në momentin kur shkelet e drejta e qytetarit, në çdo vend të botës kur polici e ndalon thotë; mos fol se çdo gjë do të përdoret në gjyq. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve. Kjo protestë është prelut i protestave që do të vijnë nga shqiptarët, kundër vaksinës që do të jetë vdekjeprurëse. Unë jam kundër vaksinës dhe maskës. Le të më gjobisin sa herë të duan, se unë si paguaj se 130 mijë lekë kam në muaj.”, tha ai.

Zaçe Islami është një ndër personalitetet që kanë dalë kundra rregullave drakoniane të mbylljes prej virusit duke e konsideruar një plandemi globale dhe një përpjekje për të reduktuar numrin e popullsisë. Islami ka marrë pjesë në protestat e mëparshme kundra vaksinimit të detyrueshëm dhe kundra karantinës. Ai qëndron akoma në këtë linjë mendimi dhe i ka bërë gjithnjë thirrje publikut shqiptar që të reagojë sepse një ditë do të jetë tepër vonë.