Pasi afera e inceneratorëve “gllabëroi” mbi 430 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Në Kuvend ka mbërritur për diskutim është vlera e një kredie 75.5 mln euro që qeveria do marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për reduktimin e ndotjes në mjedisin ujor, në disa zona në jugperëndim të vendit.
Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare, u emërtua me inceneratorët, që thuhet se “gllabërojnë” mbi 430 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë malet me plehra janë marrë e janë mbuluar poshtë me dhe, janë kapsuluar, ndërsa inceneratorë nuk ka. Madje, në pah dolën edhe një zinxhir i plotë abuzimet të tjera si në rastin ku fondet e fermerëve shkojnë te inceneratorët. Sakaq lidhur me aferën e inceneratorëve janë arrestuar zyrtarë dhe ish- ministra, por jo ideatorët e kësaj skeme, ku ndërkohë në arrati mbeten pronarët e inceneratorëve, Mërtiri, Zoto, Gugallja që drejtësia nuk po arrin t’i arrestojë, ashtu si mbetet në arrati edhe ish- zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Pasi mbaruan me tokën tani milionat e plehrave do shkojnë për detet
75.5 mln euro është vlera e një kredie që qeveria do marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për reduktimin e ndotjes në mjedisin ujor, në disa zona në jugperëndim të vendit.
Në fokus do të jetë menaxhimi i integruar i mbetjeve, duke synuar arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, për reduktimin e ndjeshëm në gjenerimin e mbetjeve përmes parandalimit, reduktimit, riciklimit dhe ripërdorimit.
Marrëveshja e huasë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues objektivat që projekti synon të arrijë lidhen me promovimin e qasjeve të integruara qarkulluese për mbrojtjen e peizazheve dhe burimeve ujore, uljen e ndotjes së ujit në lumin Vjosë dhe zgjerimin e infrastrukturës sanitare.
Fokusi në reduktimin e ndotjes dhe masat parandaluese do të përfshijnë investime në infrastrukturën gri dhe të gjelbër, si dhe në kapitalin njerëzor për ndryshimin e sjelljes. Kjo pritet të sjellë menaxhim të përmirësuar dhe të integruar të mbetjeve bashkiake, përfshirë mbetjet plastike për të kaluar drejt një ekonomie qarkulluese në zonën e mbetjeve Vlorë Jug – Gjirokastër.
Po ashtu, pritet menaxhim i përmirësuar i ndotjes së ujit nga burimet e njohura, veçanërisht nga ujërat e ndotura të patrajtuara në pellgun e lumit Vjosë. Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri ende dominohet nga një qasje lineare e grumbullimit dhe asgjësimit, ndërkohë që praktikat më të mira ekonomike dhe mjedisore të aplikuara në vendet e BE-së përfshijnë komponentët e integruar të ekonomisë qarkulluese sipas scan.