Qeveria arkëton miliona, por shpërndan thërrime

 Qeveria mbush arkën dhe varfëron buxhetet e familjeve shqiptare. Të ardhurat në buxhet rriten me 342 milionë euro, ndikim kryesor rritja e çmimeve, u favorizuan me ndihmë oligarkët e tenderave

Retorika e gjithë qeverisë prej fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit, kur nisi lufta në Ukrainë është përqendruar te fajësimi i kësaj lufte për krizën e çmimeve. Nga 230 mln eurot ekstra të mbledhura në tremujorin e parë të këtij viti, Qeveria ka vënë në dispozicion për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale një fond prej 80 mln eurosh. Kategoritë në fjalë kanë përfituar që prej muajit prill 3 mijë lek shtesë ndihmë për të përballur kryesisht rritjen e çmimeve të ushqimeve. Krejt e kundërta ka ndodhur me kompanitë e tenderave, që sipas një vendimi të Qeverisë kanë të drejtë të aplikojnë për kompensimin e çmimeve të rritura të materialeve të ndërtimit për vlera shtesë nga 5 deri në 30 për qind të prokurimit publik për disa prej këtyre produkteve. Pra, duke llogaritur të dyja paketat mbështetëse, atë për pensionistët dhe qytetarët duke i shpërndarë thërrime dhe atë për kompanitë e tenderave, nga 230 mln euro, Qeveria ka rishpërndarë rreth 160 mln dhe këtu vetëm gjysma e kësaj shume ka shkuar për shpërndarje për njerëzit në nevojë, pjesa tjetër shkon të një grup i vogël kompanish oligarke. Edhe Banka Botërore më herët theksoi në një raport se Shqipëria ka ndihmën më të vogël në rajon kundrejt krizës. Prej disa muajsh tashmë nuk ka më surprizë në rritjen e të ardhurave, që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve. Deri në fund të majit u arkëtuan 342 milionë euro më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përtej lajmit të mirë që përbën kjo për qeverinë, mbledhja e më shumë parave tregon shtrenjtimin e njëkohëshëm të çmimeve në një pjesë të mirë të segmenteve të tregut duke varfëruar kështu buxhetet e familjeve shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit të 5 – mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2022, arritën në rreth 213 miliard lekë me një realizim në masën 90 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.6 përqind më i lartë ose 1.28 milion lekë më shumë.Niveli i suficitit për periudhën 5 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.876 miliard lekë.

Sigal

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 233.3 miliardë lekë ose 107 % të planit të 5-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 41.8 miliard lekë.Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 204.7 miliardë lekë, 38.1 miliardë ose 22.8% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 12.3 miliardë ose 6.4% më shumë se plani 5-mujor për vitin 2022.Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6% më shumë se 5 muori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5 mujorin e vitit 2022.Të ardhurat nga TVSH në import për 5 mujorin rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5 mujorin 2022.Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se viti 2021.Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë ose 78.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6% kundrejt planit.Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim në masën 129.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore për 5 mujorin 2022 u realizuan në masën 120.9 miliardë lekë, 22.1 miliardë ose 22.3% më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.8 miliardë lekë, ose 7.9% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 76.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 5 mujore 2022 janë 5.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 54.8% më pak se 5 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 20.8% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë 5.6 miliardë lekë.Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.1 miliardë lekë, 3.1 milardë lekë ose 19.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 927 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.Taksat nacionale, për peridhën 5 mujore 2022 u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 409 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i përcaktuar për 5 mujorin 2022.Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 47.8 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim 103 % të planit për 5 mujorin 2022.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 213.4 miliard lekë me një realizim në masën 90.5 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar më i lartë ose 1.28 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 33.5 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 33 përqind të planit vjetor sipas Aktik Normativ nr.3, datë 12.03.2022 (AN nr.3).Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 5 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 96.7 përqind dhe 79.4 përqind të planit të periudhës. Shpenzimet korente për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 183.26 miliard lekë. Shpenzimet kapitale për periudhën 5 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën 22.27 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 39.2 përqind më i ulët ose rreth 14.35 miliard lekë më pak.Niveli i suficitit për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.9 miliard lekë nga rreth 17.8 miliard lekë deficit i planifikuar sipas përllogaritjeve të monitor.