Qershori “përvëlues”, mjekët: Kujdes nga goditjet e të nxehtit

53
Sigal

I nxehti i pazakontë për qershorin që përfshiu vendin tonë bëri që shumë persona të përfundonin në spital. Në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët tregojnë se çdo ditë u kanë kërkuar ndihmë rreth 120 pacientë. Zemra, luhatjet e vlerave të tensionit të gjakut dhe goditjet nga dielli ishin ankesat më të shpeshta të tyre.

Këshillat e mjekëve shkojnë kryesisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Shmangia e ekspozimit në diell gjatë mesditës ku dhe rrezatimi është më i lartë dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta është sugjerimi që vjen nga mjekët të cilët thonë se temperaturat e larta po bëhen shkak për shumë probleme shëndetësore.