Qëlloi me thikë dy persona në shtëpinë e tyre, arrestohet 36-vjeçari në Sukth

511
Sigal

Një 41-vjeçar dhe nipi i tij do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në spital, pasi u plagosën nga një 36-vjeçar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës ku shkak u bë nje zënkë për çështje banale.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit A. M., 36-vjeç, i cili plagosur 41 vjeçarin dhe nipin e tij 21 vjeç.

Njoftimi i policise:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , menjëherë ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.