Qëlloi me pistoletë punonjësin e diskos, ekstradohet nga Shqipëria drejtë Gjermanisë Shkëlqim Kastrati

667
Sigal

Shtetasi kosovar Shkëlqim Kastrati, i cili ndodhej në një burg në Shqipëri, po ekstradohet sot në Gjermani.

23-vjeçari është nxjerrë nga burgu “302” dhe po transportohet drejt Aeroportit të Rinasit, nga ku do të niset drejt Gjermanisë.

Gjykata e Lartë vendosi në fund të dhjetorit të vitit të shkuar ta ekstradojë shtetasin drejt Gjermanisë.

Ai pritet të kryejë dënimin në këtë shtet pasi akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

I riu ka qëlluar me armë zjarri punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe menjëherë pas ngjarjes është “strehuar” në Shqipëri, ku ka qëndruar i fshehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes tyre.

Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka qenë i veshur me jelek anti-plumb, dhe i ka mbijetuar sulmit me armë.