Që nga fryrja e deri te dhimbja e kokës: Shenjat që tregojnë se mund të kesh intolerancë ushqimore

165
Sigal

Intoleranca ushqimore prek sistemin tretës dhe njerëzit që vuajnë nga intoleranca, nuk mund të konsumojnë (pasi kanë dhimbje, gazra, diarre dhe probleme të tjera) ushqime të ndryshme.

Intoleranca ushqimore, nga vetë emri, tregon se stomaku dhe sistemi tretës nuk toleron disa ushqime të ndryshme dhe merr më shumë kohë për t’i tretur këto ushqime. Më shumë kohë në tretje përkthehet në dhimbje dhe problematika për shëndetin tënd.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të vuash nga intoleranca ushqimore?

Simptomat më të zakonshme janë:

Diarrea

Ndjesia e fryrjes

Skuqje e lëkurës, edhe në zonën e fytyrës

Dhimbje koke, në disa raste edhe ndikim në migrenë

Rrjedhje hundësh

Marramendje

Dhimbje dhe siklet në stomak

Refluks

Ndjesi lodhjeje edhe pasi ke fjetur mjaftueshëm

Në disa raste, edhe të vjella

Cilat janë disa nga ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë intolerancë?

Ushqimet që përmbajnë laktozë (qumështi; kosi; djathi; gjalpi; drithërat).

Ushqimet që përmbajnë gluten (buka e bardhë; salcat: barbeque, sojë, ketchup; makaronat; petullat; patatinat; birra).

Kafeja

Si mund të trajtohet intoleranca ushqimore?

Nuk ka një kurë specifike që “të shëron” nga intoleranca ushqimore, po ka disa strategji dhe teknika të thjeshta që të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave:

Eliminimi nga dieta i ushqimeve që shkaktojnë problemin, pasi sado të të pëlqejnë, na beso, do të pendohesh.

Marrja e disa ilaçeve që lehtësojnë simptomat si: diarreja, dhimbjet e kokës, apo të vjellat.