Qamil Gjyrezi/ Akademia e Arteve në Shkodër dhe Universiteti “Gjon Buzuku”, dy “kioskat” e Jozefina Topallit dhe Lorenc Lukës

875
Arsimi i lartë ka një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomiko-shoqërorë të një vendi. Për arsimin e është folur dhe premtuar shumë në vite, megjithatë në Shqipëri arsimi në të gjitha nivelet, nuk ka rëndësinë dhe cilësinë që kërkohet për një vend aspirant në BE, me gjithë arritjet e caktuara. Por mënyra se si u zhvillua dhe u përhap arsimi i lartë privat, para vitit 2013 ishte “qesharak” dhe do t’i sillte pasoja vendit në të ardhmen në të gjitha planet me “fiktivitetin” në cilësi, formë dhe përmbajtjen që përfaqësonte. Pavarësisht arritjeve, dëshirës së studentëve për të marrë një diplomë universiteti, liberalizimit të studimit dhe mundësisë së pedagogëve dhe studentëve për të marrë një doktoraturë, nganjëherë edhe “pa marrë pjesë në seminare dhe leksione”, sistemi arsimor u kthye në një “kioskë” të madhe, që do të shkatërronte të ardhmen e vendit në arsimin e lartë. Prandaj reforma në arsimin e lartë ishte e domosdoshme, por duhet të bëhej me kritere dhe standarde që përmirësojnë cilësitë akademike, pavarësinë dhe standardet e arsimit të lartë. Liberalizimi i arsimit të lartë, pati edhe të mirat e veta. 

Shumë studentë arritën të plotësojnë dëshirën e tyre, për të marrë një doktoraturë

Të rinjtë në “dukje”, nuk u lanë rrugëve si rezultat i zhvillimeve ekonomiko-shoqërore dhe shpesh si pasojë e pamundësisë për punë dhe punësim nga qeveritë, por morën pjesë në një program studimi. Por liberalizimi pa kritere dhe i pastudiuar mirë krijoi institucione të arsimit të lartë privat, “kioska” dhe diploma fallco dhe mbi të gjitha shpesh fiktivitet të përbindshëm”. Ky lloj fiktiviteti patjetër duhej ndaluar. Në këtë opinion nuk kam ndërmend të analizoj reformën në arsim të qeverisë aktuale, mbasi janë specialistët dhe media që kanë zhvilluar një debat dhe mendoj se qeveria aktuale duhet të dalë me konkluzione dhe ti dëgjojë mirë të gjithë për të ardhmen integruese në arsimin e lartë. Nuk kam ndërmend të përmendi gjithashtu as partitë që qeverisën para 2013 dhe po qeverisin sot, por jam kundër mënyrës së konceptimit “klientelist” dhe mënyrës së zhvillimit të arsimit të lartë siç u konceptua dhe u zhvillua para 2013. Aktualisht jemi para zgjedhjeve në Universitete dhe shpresoj që qeveria dhe stafet e zgjedhura drejtuese të Universiteteve të bashkëpunojnë për zhvillim e arsimit të lartë. Por reforma në arsimin e lartë ishte e domosdoshme. Duke kuptuar “mundësitë” e mija për ta kundërshtuar mënyrën se si u zhvillua arsimi i lartë para 2013, në një emision televiziv në një TV. lokal në Shkodër, në vitin 2012 kontestova mënyrën se si u hap dhe logjikisht do të mbyllej Akademia e Arteve në Shkodër. Nuk kam patur diçka “personale” më këtë institucion, pasi personalisht jam prej atyre individëve që i përkrahi idetë e mira, që i shërbejnë qytetit dhe të ardhmes. Madje hapjen e Akademisë së Arteve e kam përshëndetur me një artikull në median e shkruar, por kam pas shtruar pyetjen, se si ka mundësi të mos hapet dega e veglave të frymës, tunxhit, që në Shkodër kanë “shtëpinë” e tyre dhe hapet dega e Violës?! Sa për kujtesë në Shkodër është krijuar “Banda e parë me vegla tunxhi në vitin 1878” nga Maestro Canale dhe shkolla artistike “Prenkë Jakova” ka nxjerrë shumë instrumentistë të tunxhit me një nivel të lartë artistik dhe profesional, gjithashtu fiati, flauti, fagoti dhe oboe. Kam rreth 40 vite që punoj, loz dhe studioj muzikë në të gjitha nivelet. Kam mësuar me dhjetëra nxënës dhe studentë në muzikë dhe psikologji. Prononcohem në media me opinione për artin dhe politikën prej 20 vitesh. Kam vazhduar studimet akademike, pas universitare në Itali në Universitetin shumë të njohur “Ca Foscari”, Venecia për pedagogjinë dhe semiotikën e muzikës. Kam bërë një kërkim shkencorë me antropologë të shquar të muzikës, siç ka qenë Profesor Giovani Morelli. Kam kontribut prej 12 vitesh në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe disa botime për artin dhe psikologjinë. Kam një kontribut të caktuar në art në qytetin e Shkodrës dhe bëj pjesë në ato familje të Shkodrës që kemi kontribuar për qytetin në shekuj.

Akademia e Arteve në Shkodër


Por më pati bërë shumë përshtypje ditën kur filloi Akademia e Arteve në Shkodër, nuk na u soll qoftë vetëm një “ftesë” për të marrë pjesë në promovimin e saj. Shkodra me të vërtetë e meritonte Akademinë e Arteve, por gjithmonë nëse do të mendohej dhe menaxhohej mirë në planin profesional, intelektual dhe njerëzorë pa anashkaluar kontributet në art në vite. Akademia e Arteve në Shkodër nuk ishte asgjë më shumë, veç një institucion fiktiv, i pa menduar mirë dhe i parakohshëm që punësoi njerëzit me “komandë” dhe “gënjeu” ish- studentët të cilët kishin dëshirë të mbaronin një program studimi në fushën e muzikës dhe pikturës në qytetin e tyre. Ajo që dua të theksoj Akademia e Arteve me të vërtetë i takon qytetit të Shkodrës, por mënyra se si u konceptua ishte shumë private, denigruese, nuk plotësonte asnjë kriter dhe ishte një institucion tipik personal i “komanduar” nga Jozefina Topalli, Lorenc Luka me pjesëmarrjen e Arenca Troshanit, një ish-deputete. Nuk e kuptoj se çfarë kanë të bëjnë deputetët e partive me arsimin e lartë që duhet të jetë i pavarur dhe të organizohet vetë. Do të shtoj edhe një fakt tjetër që personalisht kam qenë i ngarkuari kryesorë për hapjen e fakultetit të muzikës dhe pikturës në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në projektin e zhvillimit 2015-2015 në Bashkinë e Shkodrës të mbështetur nga USAID. Për këtë kam dokumentin e planit të zhvillimit kulturorë dhe ekonomik të Shkodrës për vitin 2005-2015. Në draftin 2005-2015, hapja e kësaj Akademie duhej të bëhej me iniciativën e Shkollës artistike “Prenkë Jakova”, gjë që nuk u bë. Akademia e Arteve në Shkodër duhej të bashkëpunonte gjithashtu me shkollën artistike me eksperiencë 55 vjeçare. Në vend që ish-drejtuesit e saj të bashkëpunonin me Shkollën artistike, mbasi aty është edhe baza e përgatitjes të studentëve, pati prej atyre që deshën ta “shkatërronin” këtë shkollë artistike historike me qëllime denigruese, për të “lartësuar” pa të drejtë Akademinë që kishte pak muaj që kishte filluar të funksiononte.


 Akademia e Arteve jo vetëm që nuk plotësonte kriteret për këtë institucion të studimit akademik të artit, por nuk u zhvillua asnjë konkurs pranimi për stafin e pedagogëve dhe nuk u plotësua asnjë kriter. Lorenc Luka një prej figurave më të diskutueshme në këto 25 vite në Shkodër, në atë periudhë emëroi edhe të shoqen drejtoreshë të Bibliotekës shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe natyrisht donin së bashku me Jozefina Topallin të “sundonin” me të gjitha mjetet në “prapaskenë” edhe Akademinë e Arteve dhe Universitetin “kioskë” privat “Gjon Buzuku”. Një fakt i pamohueshëm ishte se, një pjesë e pedagogëve të Akademisë së Arteve nuk zhvillonin shpesh fare mësim me studentët, ose vinin për të bërë mësim njëherë në tre muaj studentëve. I gjithë sistemi ishte organizuar në “kurriz” të studentëve të Akademisë dhe artistëve të ardhshëm. Loja e akademisë “kioskë” ishte se gjoja dhe në fakt Shkodrës i takon dhe “gjoja flitej” për kulturën, historinë, “interesin e studentëve”, “konkurrencën me Akademinë e Arteve në Tiranë”, por mënyra klandestine se si u zhvilluan ngjarjet, të bën shumë përshtypje dhe me shumë të drejtë Akademia e Arteve u mbyll me “turp”, duke mos plotësuar asnjë kriter. “Çdo gjë e filluar me qëllime të këqija nuk ka të ardhme”. Skema ishte e qartë: “Jozefina do të ndikonte për hapjen tek qeveria, dhe Lorenci do të iu jepte hapësirat “pa qira” në pronat e Bashkisë së Shkodrës. Lorenc Luka i konsideronte pronat e Bashkisë si pronat e veta. Gjithashtu në hapësirat e Bashkisë së Shkodrës zhvillonte aktivitetin edhe “kioska” tjetër në “prapaskenë” e Jozefina Topallit dhje Lorenc Lukës universiteti “superkioskë” privat “Gjon Buzuku”.


 Biles u pretendua të merreshin në përdorim për Akademinë edhe ambientet e ambulancës të qytetit që është afër pronave të JozefinaTopallit, për të krijuar një “kompleks privat arsimorë e kulturorë” për të ardhmen. Qëllimi dashakeq ishte që me Akademinë e Arteve në “prapaskenë”, së bashku me universitetin privat “Gjon Buzuku”, ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës dhe deputetja, që pretendojnë se gjoja ata e kanë zhvilluar mirë Shkodrën, me paret e qeverisë dhe ndihmën amerikane, të sundonin në arsimin e lartë dhe kulturë me afate të gjata. Universiteti “Gjon Buzuku” jo vetëm që nuk plotësonte asnjë kriter akademik dhe universitarë, por zhvillonte mësimin në ambientet e qendrës kulturore “Pjetër Gaci”, që është një institucion që i takon Bashkisë dhe universiteti privat me informacionin që kam, nuk ka paguar asnjë “qindarkë” për përdorimin e këtyre hapësirave publike. Ky është pak a shumë mendimi im për atë që u zhvillua në Shkodër për hapjen e Akademisë së Arteve dhe mënyra se si u përdor dhe u zhvillua arsimi i lartë privat para viteve 2013, për qëllime personale dhe klienteliste. Në fakt mbajtja aktualisht e dy degëve që pikturës dhe muzikës aktualisht pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, mu duk diçka e mirë për studentët dhe të punësuarit në ish-Akademinë e arteve“kioskë”, por çdo gjë varet nga mënyra se si do të funksionojë dhe nëse do të merret seriozisht, mbasi duhet të plotësohen një seri kriteresh dhe kushtesh. Së pari duhet të zhvillohen konkurse të rregullta për pranimin e stafit akademik. Së dyti të plotësohen kushtet për studim për studentët dhe akreditim. Së treti të punohet për një nivel të vërtetë që ka të bëjë me arsimin e lartë dhe të debatohet me specialistë me eksperiencë të fushës. Kompromiset dhe “egot”, pa bazë, për të vazhduar më tej do të jenë me pasoja për studentët dhe të ardhmen e pedagogjisë së muzikës dhe pikturës. Rritja e kritereve cilësore dhe artistike të pranimit dhe menaxhimi do të prodhojnë në të ardhmen mësues të pikturës dhe muzikantë të vërtetë, që do të rrisë rëndësinë e këtyre fushave, që janë e ardhmja e edukimit bashkëkohorë. Nuk mund të pranosh në konkurs, student me 60 pikë “fiktive” për të mbajtur vendin e punës në Universitet dhe të “risish” numrin e studentëve në kurriz të cilësisë dhe nivelit intelektual. Rritja e kriterit të pranimit do ti shërbejë studentëve dhe edukimit të artit të qytetit. Është rëndësishme që politika, universiteti dhe qyteti duhet ta ndihmojë mbajtjen e këtyre degëve, gjithmonë pa “klientelizëm” dhe të pengohet “influenca” e Jozefina Topallit dhe e klanit të saj, që “vazhdojnë” gjoja të shiten sikur e duan artin dhe zhvillimin dhe janë në “opozitë”, por në fakt duan interesat e tyre dhe “sundimin” me qëllim të keq për të ardhmen e kulturës dhe arsimit të lartë në Shkodër. Por shpreh besimin e plotë, se një fenomen i tillë nuk do të ndodhë dhe nuk do të përsëritet më kurrë në Shkodrën 2400 vjeçare.
Sigal