Arrest me burg për Emiljano Shullazin

525
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin paraditen e së mërkurës. Seanca për masën e sigurisë ndaj Emiljano Shullazit u zhvillua pa praninë e mediave. Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Seanca gjyqësore ndaj Shullazit nisi rreth orës 08:40 minuta.
Sigal