Pushuesi humbet ndjenjat pasi hidhet në det, shpëtohet nga “vrojtuesi i plazhit”

250
Sigal

Një pushues është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Spillesë nga rojet e plazhit.

Pushuesi me inicialet N. M., nga Kavaja është hedhur në det, por ka dëmtuar qafën duke mbetur pa ndjenja.

Në këtë moment ka ndërhyrë roja e plazhit, i cili shpëtoi të riun dhe pasi i ka dhënë ndihmën e parë për të shmangur dëmtimet e tjera ka lajmëruar ambulancën për trajtim të specializuar.

Lajmi është dhënë nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit, të cilët gjatë sezonit turistik kanë shpëtuar mjaft jetë.

Roja e plazhit është detyrim ligjor për çdo stacion plazhi, edhe pse në disa raste fatkeqësisht ata mungojnë.

Postimi i Federatës:

Një tjetër rast është raportuar sot nga Vrojtuesit e Plazhit te Spillesë. Një pushues me inicialet N. M., nga Kavaja është hedhur ne ujë duke dëmtuar pjesën e qafës dhe me pas ka mbetur pa ndjenja derisa Vrojtuesi i Plazhit, Idajet Roçi e ka rikuperuar duke i dhëne ndihmën e pare dhe duke e imobilizuar për te shmangur ndonjë dëmtim te mëtejshëm. Me pas Vrojtuesi ka lajmëruar ambulancën për trajtim me te specializuar. Faleminderit Idajet