Fronin e Usain Bolt e merr një italian, ky është kampioni i ri në 100-metërsh

110
Sigal

Të gjithë sytë janë nga SHBA dhe Xhamajka për nxjerren e sprintierëve më të mirë. Si çdo garë olimpike ata janë protagonistët kryesorë në garat 100-metërsh, 200 metërsh dhe stafetë 400 metra.

Megjithatë këtë herë fronin e Usain Bolt e ka marrë një italian,  Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Edhe pse goxha larg rekordit botëror të xhamajkanit, Jacobs ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80.

Me këtë rezultat ai thyu rekordin europian.  Në vendin e dytë u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9”84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9”89.

Edhe vetë italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.