Punonjësit e Postës vjedhin 100 milionë lekë të pensionistëve

513
Punonjësit e Postës kanë vjedhur plot 100 milionë lekë të pensionistëve dhe janë zhdukur. Skandali ka ndodhur në Dibër. Përkatësisht, në njësinë administrative, Maqellarë dhe Sllovë, punonjësit e Postës kanë vjedhur paratë e pensioneve dhe invaliditetit duke lënë pa pagesë qindra familje. Burime të Lapsi.al thanë se vjedhja nuk është denoncuar ende në polici, për shkak të presioneve nga ana e drejtuesve të Postës. Konkretisht, në Maqellarë, punonjësi Skerdilajd Hoxha ka vjedhur 80 milionë lekë të vjetra dhe është larguar drejt SHBA-ve tashmë prej 1 javë. Në Sllavë punonjësi tjetër, Pëllumb Çorja ka vjedhur 20 milionë lekë të vjetra të pensioneve dhe familjeve në nevojë, por ende nuk është denoncuar nga drejtuesit e institucionit, për shkak se është kunati i drejtoreshës së postës, Zana Çorja. Pavarësisht se familjet e pensionistëve, atyre në nevojë dhe të invaliditetit nuk kanë marrë ende pagesën prej disa muajsh, ende nuk ka asnjë denoncim nga ana e Postës apo Policisë së shtetit duke tentuar që ta mbajnë fshehur këtë skandal.
Sigal