Punimet në segmentin nga kryqëzimi i Rinasit në Qafë Kashar, policia njoftim me rëndësi për drejtuesit e mjeteve

182
Sigal

Policia Rrugore e Tiranës ka dalë me një njoftim me rëndësi për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët do të duhet të devijojnë për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas).

Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas, në drejtim të aeroportit, do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

• Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës.

Të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

Njëkohësisht drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.