Pukë, asgjësohen 860 rrënje bimë narkotike, në kërkim kryetari i fshatit Gomsiqe

457
Efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme kanë goditur dy raste të kultivimit të canabisit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se rasti i parë është regjistruar në vendin e quajtur “Ferth” të fshatit Gomsiqe, në Pukë, ku u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 330 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve, ndërsa filloi proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e kryetarit të fshatit Gomsiqe, shtetasi Z.D., 52 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale të “Shpërdorim Detyre”.
Gjithashtu në vendin e quajtur Bjeshkët e fshatit Miliska të komunës Fierzë, në Pukë,u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 530 bimë narkotike Canabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal