Përkujtohet në Rrëshen 96 -vjetori i lindjes së Musine Kokalarit

616
Sigal

Dje rreth orës 11°° në një nga sallat e Pallatit të Kulturës Rrëshen, Fryma e Re Demokratike e rrethit Mirditë, ka organizuar një aktivitet për 96- vjetorin e lindjes së gruas burrëresh, Musine Kokolari. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë banorë të qytetit dhe të fshatrave përreth si dhe njohës dhe bashkëvuajtës të saj. I dërguari i Partisë Fryma e Re Demokratike të Shqipërisë Prof. Afrim Krasniqi, autor i një libri të Musine Kokolarit, i bëri një ekspoze figurës së saj duke thënë, se ajo u bë ikonë e parë e Partisë Social-Demokrate, që pa frikë të atij sistemi krijoji  partinë e parë Social-Demokrate të Shqipërisë, e cila përjetoi dramën më të ashpër të atij regjimi që e burgosi  për 16 vite dhe në vitin 1961 kur lirohet nga burgu, internohet në qytetin e Rrëshenit, që nuk ju nda asnjëherë në tërë jetën e saj puna fizike, llaçi, kazma dhe lopata, në ndërmarrjen e ndërtimit, por dhe ecejaket pranë Policisë së Mirditës në të 3 herët e ditës. Por asnjëherë nuk mundën ta largonin nga leximi i librave të shumtë dhe nga idealët për të cilët kaloi në vuajtje jetën e saj, deri në kohën kur pushoi së rrahuri nga një sëmundje e rëndë në vitin 1983 në Rrëshen,- tha Krasniqi.

-Z. Krasniqi citoi disa thënie të Musine Kokolarit në gjyq.

– “Pas mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si Social-Demokrat dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës “Zëri i Lirisë”, në të cilën kam botuar artikuj për çështjen e Kosovës, në bazë të kartës së Atlantikut”.

– “Unë s`jam fajtore. S`jam Komuniste dhe ky s`mund të quhet faj”.

 Kur dikush thirri se ajo duhet të dënohet me vdekje në litar dhe Kryetari Frederik Nosi, tha:- A e dëgjon atë që e kërkon populli? Musinea me qetësi ju përgjigj: “Nesër, këto do të thonë edhe për ju, turmat”. Këto citime të z. Krasniqi u duartrokitën nga të pranishmit.

Në vitin 1981 Musina sëmuret rëndë nga një sëmundje e pashërueshme dhe vdes dy vjet më vonë. Për Musine Kokolarin foli dhe Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Mirditës z. Lek Shtinja, i cili përshkroi tërë jetën në vuajtje të Musine Kokolarit, kulturën dhe dinjitetin e saj dhe deri atje tek paraqitja para Degës së Punëve të Brendshme, kërkesë kjo që zbatohej me rigorozitet nga Kokolari. Për Musine Kokolarin folën dhe Anton Curri, Mark Loci dhe Agim Haruni që ky i fundit ka qenë bashkëvuajtës dhe ka jetuar për vite të tëra komshi me të, në një ndërtesë që mbushej shpesh me ujë dhe asnjëherë nuk i largohej lagështia, i cili e përcolli në banesën e fundit. Në intervistën për gazetën “Telegraf”, ai shpjegoi për momentet e jetës së fundit të saj, i cili tha: Kishte dy vjet që ajo ishte e sëmurë dhe që vuante nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme, sapo më tha nëna ime se Musinea ishte shumë e sëmurë, kam arritur pa frymë dhe sapo hapa derën pashë se, Ajo kishte ndërruar jetë dhe në gjoksin e saj i gjeta një libër dhe një letër që mbante të shkruar tre adresa të të afërmve të saj.