Publikohen afatet, kandidatët për kreun e PD duhet të paraqesin kandidaturat brenda kësaj date

142
Sigal

Komisioni Qendror për Zhvillimin e Zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, ka vendosur afatet për kandidatët që do të marrin pjesë në garën për kreun e PD-së që do të mbahet në datën 22 maj.

Kandidaturat për kreun e PD-së, do të pranohen nga dita e sotme dhe do afati përfundimtar për dorëzimin e tyre është data 5 maj brenda orës 00:00.

Kjo datë u vendos në mënyrë unanime në Kuvendin e datës 30 prill.

Bazuar në rregullat ekzistuese, çdo anëtar i Partisë Demokratike, ka të drejtë të konkurrojë për të qenë kryetar i PD-së.