Shqiptari pa patentë e përplasi për vd*kje, flet shoku i vikt*mës: Ishte nisur për dasëm, vd*q në sytë e gruas së tij

170
Sigal

I afërmi i 59-vjeçarit grek i cili u përplas për vdekje nga makina e një emigranti shqiptar ditën e 1 majit, ka thënë për protothema.gr se viktima bashkë me bashkëshorten, e i cila shpëtoi  vdekjes ishin nisur ditën e aksidentit tragjik për një dasmë.

Vdekja e Kostas ishte e tmerrshme. Ai ndaloi në autostradë për të folur në telefon me një mik të familjes dhe më pas ndodhi tragjedia. Ai u vra në sy të gruas së tij, e cila për fat të mirë shpëtoi. Nuk i thamë që në fillim që Kostas vdiq sepse ishte tronditur nga ngjarja. Kur njerëzit tanë mbërritën në vendin e aksidentit, gjetën gruan e Kostas duke ulëritur e duke qarë nga ajo që pa”, tha një i afërm i familjes për protothema.gr.

Ai tha se çifti po udhëtonte për të shkuar në dasmën e një miku tyre të afërm.

“Udhëtuan nga Athina për të shkuar në një dasmë dhe ngaqë nuk i njihnin rrugët, Kosta ndaloi për të folur në telefon për të folur me dikë që ti japë udhëzime për rrugën”, tha shoku i viktimës.