Psikologu / Rrethanat në të cilat Covid-19 ndikon në gjendjen psikologjike të individëve

354
Sigal

Në një komunikim mediatik, psikologu dhe pedagogu Edmond Dragoti ka treguar rrethanat të cilat ndikojnë në gjendjen e rënduar psikologjike të të infektuarve me Covid-19.

Edmond Dragoti : Është një situatë shumë e ngarkuar në aspektin psikologjik. Është një presion shumë i madh nga virusi i papërballueshëm i sotëm i Covid-it i cili efektet e tij i shtrin jo, vetëm në faktin që ka sjellë shumë humbje jete.  Njerëzit në fillim nuk e besonin, gradualisht duke parë që shumë njerëz të afërt humbisnin jetën dhe shtohet numri bën që shumica ta ndjejnë peshën e e Covidit te pesha e brendshme psikologjike te reagimet e brendshme , te çrregullimet në mënyrën e sjelljes. Kemi një dobësim të sistemit imunitar në sjelljen e çdo individi në kuptimin që sistemi imunitar ka pësuar një goditje në siguri, besueshmëri dhe në atë që ne vazhdimisht  kemi besuar në mundësitë tona për të përballuar vështirësie të kësaj natyre.

Ai tha se  tërësia e faktorëve të përmendur bën që njerëzit të jenë gjithmonë e më shumë pasiv ndërkohë që virusi bëhet aktiv

 Ky virus ka një kosto të lartë ekonomike, jo cdo familje mund ta përballojë. Kjo e keqëson situatën  sepse pamundësia për ta përballuar i bën individët që të humbasin shpresën ose të kenë shumë pak besim në mundësinë e përballimit. Kjo vazhdon të krijojë një dobësim të sistemit imunitar të shoqërisë në përgjithësi. Nga ana tjetër mendoj që ka dhe faktorë të tjerë të tjerë si mosfunksionimi i plotë i ekonomisë i biznesit i shkollave i jetës publike në përgjithësi. Njerëzit gjithnjë e më pak merren me pune dhe gjithnjë e më pak i kushtohen takimeve sociale.  Kjo i bën njerëzit pasivë dhe virusin aktiv – është shprehur Dragoti.