Pritet hapja e spitalit Covid 4

75

Shtretërit në tre spitalet Covid në vend janë drejt ezaurimit. Për këtë arsye, burime bëjnë me dije se brenda 24 orëve pritet të hapet edhe Covid 4.

Spitali Covid 4 ka në dispozicion 100 shtretër dhe do të administrohet nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në strategjinë për dimrin të Ministrisë së Shëndetësisë, në rast se të 4 spitalet në total me 550 shtretër mbushen me pacientë, atëherë do të hapen 5 spitale rajonalë. E njëjta strategji do të vijojë edhe më pas me 6 spitale të tjerë rajonale.