Pse Qeveria vazhdon të heshtë për 75 Vjetorin e Çlirimit të Atdheut?

463
Sigal

Atmosfera e 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut ndihet nëpër qarqe, qytete, krahina e fshatra të vendit. Shpesh edhe me kulminacione dhe emocione të mëdha e të fuqishme. E, këtë atmosferë ja japin më së shumti, Organizatat e Veteranëve të LANÇ-it, sepse janë veteranët e LANÇ-it, sjellësit e kësaj dite të madhe të lirisë, ata që kuptuan mësëmiri se në cilin krah duhet të radhiteshin dhe e radhitën vendin e tyre në anën e përparimtarëve, krah popujve të botës që luftonin kundër fashizmit. Prandaj jo për nostalgji, por për histori e krenari ata nuk harrojnë datat e ngjarjet që kanë ndodhur gjatë pesë vjet e gjysëm të LANÇ-in. Ata që janë gjallë do t’i kujtojnë këto ngjarje, do t’i kujtojnë edhe pasardhësit e tyre, pjestarët e familjeve të dëshmorëve, familjet bazë të luftës, anëtarët e këshillave Nacional-çlirimtare, deri edhe ish debatikasit.
Ndërsa në Qeveri akoma nuk po ndihet ky 75 vjetor i lavdishëm. Akoma Qeveria hesht e nuk ka hartuar asnjë plan masash për festimin e kësaj feste të madhe mbarëkombëtare. Mos vallë është në dilemë se cilën anë duhet të mbajë; të antifashitëve apo të nazifashistëve?! Neofashitët kanë kohë që janë hedhur me tërbim ndaj luftës e ndaj udhëheqësve të saj, ndaj heronjve, dëshmorëve e veteranëve të LANÇ-it. Por sa më shumë tërbohen ata të Institutit pranë qeverisë aq më shumë populli feston, se historia është e popullit…

Komiteti i Veteranëve