Prurjet e lumejve nxjerrin në pah ndotjen e vendit

528
Prurjet e shtuara të lumejve pas reshjeve të fundjavës së kaluar nxorrën në pah ndotjen masive të territorit.
Kjo është pamja që vjen nga Fushë Kruja, aty ku bashkohen Lumi Ishëm me Lumin Tërkuz.
Vërshimi i ujrave ka shembur urën e vetme që lidh 7 fshatra të njësive Bubq e Thumanë në Fushë Krujë dhe ka grumbulluar aty sasi të mëdha mbetjesh.
Prej fundjavës mijëra banorët të zonës detyrohet të lëvizin mbi urën e prishur.
Ura Tip Beili e ndërtuar nga ushtria në vitin 2009, tashme jo vetëm e ka humbur funskionin, por është shndërruar në një barrierë në mes të lumit, duke krijuar rrezik për përmbytje të tjera në rast reshjesh intensive.
Banor: “Shpresojmë që ta heqin. Po të mos e heqin do të ketë përmbytje katastrofike.”
Ndërkohë situatë në prag të katastrofës mjedisore mjetet në Liqenin e Fierzës që ditë pas ditë po mbulohet nga mbetjet urbane që vijnë nga tre shtete.
Sigal