SHBA jep 20 mijë “karta jeshile” për emigrantët nga Shqipëria

585
Në një kohë kur terrorizmi islamik po rritet në SHBA dhe Evropën Perëndimore, administrata e Obamës ka dhënë rreth 680 mijë “green cards” për emigrantët nga vendet myslimane gjatë një periudhe 5-vjeçare.green-car. Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Department of Homeland Security’ (DHS) rezulton se, SHBA ka pranuar më shumë të huajë nga vendet myslimane sesa Bashkimi Evropian. Qeveria amerikane nuk ka në plan të ndryshojë këtë politikë por parashikohet që në pesë vitet e ardhshme nga 680 mijë karta jeshile, të jepen më shumë për vendet jo myslimane.
Nga viti 2009 deri në vitin 2013, rreth 270 mijë emigrant nga vendet e Bashkimit Evropian kanë përfituar nga ky proces, përfshirë leje të përhershme rezidencë, leje pune apo marrje direkt të shtetësisë amerikane. Mes vendet myslimane që kanë përfituar më shumë janë Pakistani dhe Iraku me mbi 83 mijë emigrantë. Më pas vjen Bagladeshi me 75 mijë, 73 mijë nga Irani, 45 mijë nga Egjipti, 31 mijë nga Somalia, 24 mijë nga Uzbekistani, kurse Turqia dhe Maroku nga 22 mijë secila. Në mesin e vendeve myslimane që kanë përfituar është dhe Shqipëria me 22 000 emigrantë. Ndërsa në fund të listës me më pak emigrantë është dhe Kosova me 3 mijë emigrantë. Senati Amerikan nuk ka publikuar ende të dhënat për vitin 2014 dhe 2015.
Sigal