Prrenjas, sherr mes dy grave, goditet me sende të forta 38-vjeçarja

61
Sigal

Dy gra kanë zënë ditën e sotme në Prrenjas me njëra-tjetrën.

Dyshohet se një 39-vjeçare ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. K., 39 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare.