Protestë në Shkodër, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugëve të fshatrave Mes dhe Myselim

109
Sigal

Banorët e dy fshatrave në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të problemeve infrastrukturore.

Gjatë prononcimit për mediat, banorët e fshatrave Mes dhe Myselim, kanë deklaruar se rruga që ata përshkojnë çdo ditë është e mjerueshme dhe se po u dëmton mjetet. Po ashtu ata kanë theksuar se rruga e keqe në këto fshatra ka çuar në aksidente të shumta.

“Është segment prej 3 kilometrash rrugë, është degraduar komplet, u bëjmë thirrje ta inspektojnë rrugën, a është për riparim apo shtesë e re. Nga Ura e Mesit deri në Bardhaj të shtrohet dhe të zgjerohet rruga, që të lëvizin dy makina.

Nevojiten dhe barriera, sepse në mot të vështirë i ka ndodh një bashkëfshatari të rrëshqasë e ra në kanal. Shumë e vështirë, vet kam dëmtuar dy goma të makinës sepse këtu nuk dallohen gropat.

Duhet riasfaltuar e gjithë rruga, jemi një numër i madh banorësh që lëvizim këtu. Kjo protestë nuk është partiake”, u shpreh një nga banorët.