Protestë kundër ndërtimit tek Liqeni, Guri-Ramës: Je futur në qorrsokak

467
Shoqëria civile civile dhe ambientalistët kanë protestuar pasditen e sotme para Kryeministrisë, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër ndërtimit të pallatit 13-katësh tek Parku i Liqenit. Ata kanë kërkuar nga Rama që kufijtë e Parkut të Liqenit Artificial të mos preken. Sazan guri u shpreh se për këtë ndërtim nuk janë pyetur as ekspertët dhe as inxhinierët, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve që të bashkohen me këtë kauzë, pra kundër ndërtimit të 13-katëshit. “Zoti kryeministër jë futur në qorrsokak. Për herë të parë në Shqipëri nuk pyeten as profesorë, as ekspertë dhe as inxhinierë. I themi kryeministrit mos luaj me kufijtë e Parkut sepse do digjeni”, është shprehur Guri. Përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën se do të vazhdojnë protestat. Gjithashtu ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestave.
Sigal