Skandal në Ministrinë e Arsimit, Plarent Ndreca fshin serverat

716
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal të vërtetë që ka ndodhur në Ministrinë e Arsimit.

“Sekretari i Përgjithshëm i mafies së ndrikull Vilës, Plarent Ndreca fshin serverat që kërkon prokuroria. 10 çuna krimi bëjnë sehir apo i mbajnë ison banditit tek MAS!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në facebook.

Më poshtë mesazhi i denoncimit:
“16/06/2017, 11:38:44: ? Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në intitucion nga dera e prasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit.

Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që ti fshijnë serverat duke qenë se këtu ka ardhur dje prokuroria për të kërkuar materiale.

Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike se tani skam ku të ankohem më.”
Sigal