Protesta për burimin e Sinecit, përplasje fizike mes banorëve të fshatrave në Kuçovë

178
Sigal

Vijon sërish protesta në fshatin Lumas të Kuçovës për burimin e Sinecit.

Mësohet se ditën e sotme protesta është shoqëruar me përplasje e konflikt fizik mes banorëve.

Nga raportimet bëhet e ditur se ka pasur konflikt fizik mes banorëve të fshatit Lumas dhe atyre të fshatit Vodës për ujin e pijshëm.

Banorët e Lumasit janë kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit për ndërtimin e ujësjellësit, ndërsa kanë nisur prej disa ditësh grevën e urisë.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Vodës kërojnë që të ndërtohet ujësjellësi në burimin e Sinecit, që është zonë e mbrojtur. Kjo ka bërë që banorët e dy fshatrave të përplasen fizikisht mes tyre