Protesta para Kryeministrisë, shoqërohen disa persona

155
Sigal

Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët ishin pjesë e protestës së të mërkurës para Kryeministrisë, të cilët dolën kundër rritjes të çmimeve të karburantit dhe mallrave të tjerë ditët e fundit.

Kujtojmë që protesta nisi në orën 17:00 dhe zgjati mbi tri orë, ndërsa u përshkallëzua ku disa qytetarë bllokuan rrugën kryesore në Unazën e Vogël.

Ndërhyrja e policisë shkaktoi edhe agravim të situatës, pasi qytetarët të cilët u ulën në rrugë, nuk pranuan të largohen. Menjëherë pas mbylljes së protestës policia ka nisur shoqërimin e disa qytetarëve.

Ndërkohë që është lajmëruar që protestat do të vijojnë edhe ditët në vijim, ndërsa ditën e shtunë pritet një protestë masive, e cila do të zhvillohet në formën e marshimit.