Protesta/ Opozita në shesh, zbardhet plani i policisë

516
Sigal

Opozita do të protestojë sot në orën 20:00. Kjo është protesta e 10-të kombëtare, e para pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Opozita paralelisht me thirrjen e protestës, ka bërë thirrje mbështeësve të saj të mos bin pre e dhunës dhe të distancohen prej saj.

Ndërkohë, prej ditës së djeshme, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit.

Masat e sigurisë kanë shtuar pranë institucioneve ku vazhdimisht ka protestuar opozita si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme. Ndërsa pranë Kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, të cilët do të bëjnë të mundur ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.

Po ashtu masa tjera pritet të merren nga policia dhe Garda e Republikës në orët në vijim, ku si gjithmonë do vendoset gardhi metalik, para Kertyeministrisë, ministrisë së Brendshme si dhe Parlamentit.

Në protestën e sotme policia pritet të angazhojë 1300-1500 punonjës policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.