Protesta edhe në Shkodër me moton, ‘Për fëmijërinë e vjedhur’

494
Sigal

Ditën e sotme kanë protestuar ‘Për fëmijërinë e Vjedhur’ qytetarët e Shkodrës.

Protestuesit kanë marshuar me pankarta në duar, ndërsa kanë kërkuar forcimin e dënimit për abuzuesit.

“Ne jemi sot këtu për t’i dhënë zë atyre që nuk kanë. Jemi sot këtu për të rritur ndërgjegjësimin e kësaj shoqërie për t’i thënë jo dhunës. Jemi sot këtu më fëmijët dhe për fëmijët. Fëmjët janë motivi i çdo dite,” është shprehur një nga protestueset në megafon.

Kujtojmë që protesta të shumta në qytetet të ndryshme janë zhvilluar ditët e fundit nën  moton  ‘Për fëmijërinë e vjedhur’.

Protestat dhe marshimet u zhvilluan pas lajmit që tronditi mbarë opinionin publik, ku një vajzë 15-vjeçare në Babrru, Kamëz abuzohej seksualisht nga roja e shkollës Abaz Doku dhe tre të rinj.

Screenshot_5_copy.png

Screenshot_7.pngScreenshot_3.png