Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas situatës së acaruar tek kryeministria.
Me një mesazh të shpërndarë për mediat, Meta kërkon qetësi e shmangie të akteve të dhunës.
Sipas presidentit, këto konfrontime mund të sjellin lëndime.
‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve’, shkruan presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.