Protesta e opozitës, reagon delegacioni i BE-së

479
Sigal

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës para kryeministrisë. Përmes një postimi në twitter kërkohet nga palët të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarjen e mëtejshme.

Delegacioni i Bashkimit Europian u bën thirrje palëve të tregojnë përmbajtje.
E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. – thuhet në një reagim të delegacionit të BE në Twitter.

Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme.” Përmbyllet reagimi i delegacionit të BE.