Ekspertë të huaj të misioneve europiane dhe amerikane që asistojnë Policinë e Shtetit do të monitorojnë sot protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 11:00.
Burime zyrtare nga Policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se këta ekspertë kanë trajtuar blutë për menaxhimin e tubimeve.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ata do të mbështesin me këshilla dhe teknologji punonjësit e policisë për monitorimin e situatës. Po ashtu, asistencë do të këtë edhe për dokumentimin e protestës dhe reagimin për çdo situatë.
Të njëjtat burime theksojnë se Policia ka vënë në aplikim teknologjinë e fundit, për fiksim, filmim dhe identifikim të personave në protestë. Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë mbështetësit e saj në një demonstratë 60 minutëshe në të gjithë Shqipërinë. Sipas raportimeve, do të bllokohen disa nga pikat dhe akset kyçe ndërlidhëse në vend në mbështetje të kauzës së opozitës.