Protesta e opozitës/ Një nga protestuesit shembet në tokë

486
Sigal

Një protestues është shembur në tokë teksa ndodhej mes mijëra qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë për të protestuar.

Ai i shihet i shtrirë në tokë, ndërsa të tjerë protestues përpiqen t’i vijnë në ndihmë. Më pas ata e marrin më pas në krahë për ta larguar nga turma.

Nuk dihet ende situata shëndetësore e tij, apo arsyet që e kanë shtrirë atë përtokë.